9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Por si qëndron Shqipëria përballë këtij fenomeni?
Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz për vendin tonë, i cili është bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është pohuar edhe nga raportet e organizmave ndërkombëtare apo e vetë BE-ja. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë. Raporti vlerësonte se korrupsioni është shqetësim serioz për Shqipërinë. Gjithashtu është theksuar se për të luftuar këtë fenomen nuk është treguar vullnet politik, ndërsa është kërkuar më shumë edhe nga institucionet e drejtësisë.
BE ka kërkuar të trajtohet me prioritet dënimi i zyrtarëve të lartë të kapur në paligjshmëri. Ndërkombëtarët kanë theksuar se në Shqipëri duhet të marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë.