Simboli i Rilindsjes Shqiptare,keshtu e quan studiuesi i njohur Shkodër Muamer Vuci Pashko Vasë Shkodranin.Se fundmi Vuci ka nxjerre ne drite nje zbulim per publikun e gjere në drejtim të administrimit shtetëror si guvernator për 10 vite i qytetit të madh dhe të lashtë të Libanit,bejrutin.
Gjate ketij hulumtimi Vuci ka zbuluar se Pashko Vase Shkodrani ka bere nje lufte te madhe ndaj korrupsionit aq sa ka arritur te perjashtoje edhe familjen e tij nga Libani per shkak te aferave qe dhendri kishte bere. Ne nje kohe kur qeveritaret tane po perballen me korrupsionin dhe reformen ne drejtesi Vuci shprehet se rilindasit tane ishin drejtuesa te afte ne vende te ndryshme duke luftuar korrupsionin. Në këtë 10 vjeçar të drejtimit të tij nuk ka asnjë dokument që vërteton mbi korrupsionin e tij personal ndaj investimeve. Vuci thote se rilindasi Pashko vasa me energjitë e tij dhe aftësitë e tij ai u tregua gjithnjë parimor e reformist në luftën kundër korrupsionit. Ai filloi në sektorin e drejtësisë ku shkeljet më të mëdha ishin bërë në këtë sektor nga njerëz të veçantë dhe në sistemin e drejtësisë ai largoi nga puna me dhjetra të korruptuar që ishin përfshirë në abuzime apo ryshfete të ndryshme.