“Malësia një shekull më parë”…

Ky ishte titulli i ekspozitës fotografike të hapur në njësinë administrative Kastrat në përkujtim të 105 vjetorit të ngritjes së flamurit në Deçiq dhe 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Të pranishmit u njohën më nga afër me realitetin e dhimbshëm të atyre viteve, ndësa Rita Shkurtaj në kuadrin e organizatores, tha se kjo është një mundësi që brezi i ri të njihet më tepër me të kaluarën e hidhur në Malësi të Madhe. Kreu i njësisë administrative Kastrat u shpreh se fotografitë tregojnë Malësinë e Madhe para një Shekulli…. Në paraqitjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm disa prej drejtuesve të institucioneve lokale si dhe nxënës të shkollës së mesme Dodë Kaçaj në Bajzë.

Artikulli paraprakRRUGICAT E LAGJEVE DREJT SHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 85 KG DROGE,NE PRANGA TRE SHQIPTARE