MUNGESA E DRITAVE E UJIT, PROBLEMET KRYESORË
Të pushosh në plazhin e velipojës, tani që edhe kushtet atmosferike të muajit Gusht mund të jenë të mira do të duhet të përballesh dhe me vështirësitë apo problemet e përditshme.
Star Plus ka realizuar disa intervista me pushues të ndryshëm për të parë se si janë kushtet dhe shërbimet për ato që zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet verore. Duket qartë që problemi i dritave, ujit të pijshëm janë kushtet më të domosdoshme dhe minimale për t’u plotësuar. Përvec tyre, vërhen dhe ccmimi disi të larta për shumicën e pushuesve duke përjashtuar ato që kanë mundësitë financiare për të përballuar të gjitha detyrimet. Gjithsesi në krahasim me vitet e tjera, velipoja duket më e sistemuar qoftë në pedonale por është e pashmangshme që të mos përmenden problemet dhe mungesa e shërbimeve nga ato më minimalet. Përvecc dritave e ujit në plazh, gjatë muajit gusht që ka dhe fluksin më të madh të pushuesve, vërehet dhe mungesa e rojeve të plazhit, ku nuk ka asnjë godinë të ngritur për një qëllim të tillë. Ndonse gjatë bregdetit forca e policisë vazhdimisht realizojnë patrullimet e tyre. Gjithsesi velipoja mbetet akoma në një fazë që ka shumë për t’u punuar dhe sistemuar.