Alma Matija nga Shkodra është një vajzë me aftësi të kufizuara e cila para 2 vitesh e gjysëm erdhi nga Suedia pasi emigroi atje duke kërkuar azil por shteti suedez e ktheu. Jetesa në Shqipëri për këtë kategori është e vështirë ndaj edhe provoi emigrimin. Alma u bë pjesë e një gare sportive në kuadër të 3 dhjetorit, personave me aftësi ndryshe organizuar nga bashkia Shkodër ndërsa tregon se në Suedi ishte më mire.

Rini Sumulla është një prej konkuruesve në garën me karrocë i cili rrëfen se një prej problemeve kryesore është mungesa e rampave dhe zënia e tyre nga parkimet e automjeteve.

Ferdinand Marashi prej 5 vitesh ndodhet në karrocë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ferdinandi i cili edhe ai u bë pjesë e kësaj gare është baba i dy vajzave të cilat po i shkollon me vështirësi pasi jeton në shtëpi me qira dhe me një pagesë sociale prej 118 mijë lekësh të vjetër në muaj.

Bashkia Shkodër organizoi këtë garë të personave me aftësi ndryshe. Nënkryetari i bashkisë Onid Bejleri dhe drejtorja e shërbimeve sociale Arlinda Kruja shprehen se bashkia po merr hapa konkret për përmirësimin e jetesës të kësaj kategorie.

Kjo garë sportive me personat me aftësi ndryshe të qendrës “Madonina”, projektit “Shpresa” dhe shkollës special “3 dhjetori” po kthehet në një traditë tashmë si një mundësi për t’i larguar nga problemet e përditshme drejt argëtimit.

Artikulli paraprakRRUGA E BLLOKUAR, VENDIM I PASTUDIUAR!
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA NË KOSOVË, DISA TË RINJ SULMOJNË NJËRI-TJETRIN NË PARKUN NË PRISHTINË