Pas vdekjes së dy të rinjve, këngëtarit Ergi Dini 22 vjeç dhe shokut të tij Klejdi Halili 21 vjeç policia ka zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik në Tiranë.
Policia bën me dije se dy të rinjtë nuk ishin me shpejtësi të madhe, por në një moment Klejdi Halili ka manovruar për të ngritur gomën e parë të motorit dhe si pasojë ka humbur drejtimin e mjetit duke u rrëzuar. As Ergi dhe as Klejdi nuk kishin skafandër dhe përplasja e tyre me kokë ka qenë fatale. Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Bajram Curri” dhe dy të rinjtë ndërruan jetë në QSUT për shkak të plagëve të marra.