Për fat të keq, jetojmë në një botë ku është e pamundur që të besohet çdo gjë që njerëzit thonë.
Dr. Lillian Glass, eksperte për sjelljen dhe gjuhën e trupit, zbulon se në çfarë shenja duhet pasur kujdes. Ajo thotë se duhet pasur vëmendje në shprehjen e fytyrës, gjuhën e trupit dhe mënyrën e të folurit, shkruan The Insider. Dhjetë shenja që një person ju gënjen: E ndryshon shpejt pozicionin e kokës. Nëse dikujt i shtroni një pyetje të drejtpërdrejtë, dhe ai e zhvendosë kokën shpejt, është e mundur që të jetë duke gënjyer.
Frymëmarrja e tij ndryshon. Kur dikush thotë atë që nuk është e vërtetë, bëhet nervoz dhe për këtë arsye e ka të vështirë frymëmarrjen. Shpatullat e tij ngrihen dhe zëri bëhet i dobët. Qëndron çuditërisht i qetë. Gjatë bisedës së lirë është normale që një njeriu lëvizë. Megjithatë, kur dikush gënjen, tenton të qëndrojë pa lëvizur, sepse përpiqet që të ruajë kontrollin në mënyrë që të mos zbulohet, por shpesh e tepron me këtë. Përsërit disa fjalë dhe fraza.
Kjo ndodh për shkak se është duke u përpjekur për t’ju bindur ju dhe veten në diçka që nuk është e vërtetë. Përsëritja është, gjithashtu, “blerje e kohës” për të menduar diçka që duhet t’ju bindë se kjo që po thotë është e vërtetë. Prek gojën ose e mbulon atë.
Njerëzit nënvetëdijshëm mbulojnë gojën e tyre, kur ata përpiqen për të shmangur përgjigjen e një pyetjeje ose diçka që nuk dëshirojnë që ta komentojnë. Qoftë mbulimi i gojës apo prekja tregojnë hezitim, përkatësisht dëshirë për të dalë nga tema. Instinktivisht prek pjesët e ndjeshme të trupit.