Menaxhimi i kohës vazhdon të mbetet diçka që na shqetëson. Në numrin e madh të gjërave që kemi për të bërë, 24 orët e ditës shpesh nuk na mjaftojnë. Prandaj, menaxhimi i kohës ka një formulë sekrete. Ne investojmë në sisteme, libra dhe plane, të gjitha me shpresën se do ta kursejmë kohën tonë. E në të njëjtën kohë ne fajësojmë gjithçka tjetër, përveç vetes sonë. Formula fshihet në tri veprime të thjeshta që tani e tutje do t’ju ndihmojnë ta menaxhoni kohën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Delegoni

Çdo ditë pyesni veten cilat detyra mund t’i delegoni, në vend që të shtoni edhe më shumë gjëra për të bërë në listat tuaja. Shihni se cilat detyra mund t’i drejtoni tek ata që janë të kualifikuar për t’i bërë ato, ose shpjegoni ato te dikush! Për çdo detyrë që nuk e pëlqeni, mund të jetë dikush që mund ta bëjë atë, madje edhe ta bëjë atë mirë. Kjo ju jep atyre mundësi që të shkëlqejnë dhe të rriten.

Eliminoni

Lirohuni nga çështjet e panevojshme në listën tuaj dhe në vend të tyre përqendrohuni në gjëra të cilat janë më të rëndësishme. Organizoni listën tuaj të detyrave, sipas prioriteteve dhe filloni që t’i eliminoni gjërat që nuk janë në kategorinë kryesore. Kjo ju ndihmon që t’i gjeni gati detyrat më të rëndësishme, pra, vendosja e kufijve ju ndihmon që të jeni më produktivë dhe jo vetëm të zënë. Pasi të jeni liruar dhe t’i keni përfunduar detyrat më të rëndësishme, atëherë filloni që t’i bëni detyrat që janë më pak të rëndësishme. Kjo jo vetëm që do t’iu bëjë të jeni produktivë, por edhe do t’iu lumturojë. E, mos harroni, nëse thoni po në gjithçka, nuk jeni duke vendosur prioritet për asgjë. Vendosni prioritet dhe kufij dhe jetoni sipas këtij parimi!

Përshpejtoni

Pasi ta keni përsosur delegimin e detyrave bazike dhe eliminimin e detyrave “më pak të rëndësishme”, mund të vazhdoni në aftësi më të avancuara të përshpejtimit të qëllimeve tuaja. Ndani 15 minuta të ditës për të punuar në qëllime afatgjata! Mund të përfundoni duke punuar më gjatë, por 15 minuta janë mjaftueshëm për ta bërë fillimin. Por, mos harroni përsosmëria është armiku i progresit. Mënyra më e mirë për t’i bërë gjërat është që thjesht të filloni, dhe ideja e përshpejtimit, është të filloni në vend që të gjeni arsye. E ardhmja juaj është e ndërtuar nga ajo se çfarë ju bëni sot, kështu që, përqendrohuni në të qenit produktivë në vend që të jeni vetëm të zënë! Jini në linjë për ato të cilat janë të rëndësishme, delegoni detyra, eliminoni dhe përshpejtoni pjesë të proceseve tuaja ditore! Menaxhimi i kohës është i komplikuar aq sa ju e bëni. Në një jetë të organizuar mirë, mund të gjeni kohë për të gjitha gjërat tuaja të rëndësishme. Kjo do t’ju bëjë njeriun më të suksesshëm.

Artikulli paraprak“SHIF MOS E KAP RADARI”, POLICIA RRUGORE IU VIHET PAS SHOFERËVE TË PABINDUR, 11 NË PRANGA
Artikulli tjetërSITUATA NË SELINË BLU/ PAS KUVENDIT, PD MBLEDH KËSHILLIN KOMBËTAR PARA KRISHTLINDJEVE, JA ÇFARË U VENDOS