Hipertensioni është një sëmundje për të cilën është folur shumë vitet e fundit, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.
Por çfarë është në të vërtetë? Shefi i shërbimit të Kardiologjisë jep edhe disa rekomandime se si mund të shmanget tensioni i lartë i gjakut. Problematikë e mbartur ndër vite sa i përket sëmundjes së hipertensionit është shkalla e ulët e identifikimit të shkaqeve që çojnë në presion të lartë të gjakut, pavarësisht se numri ka pësuar rritje të vazhdueshme. Mjekët thonë se mbi 50% e të mjekuarve me hipertension nuk arrijnë plotësisht të ndryshojnë stilin e jetesës dhe mënyrën e ushqyerjes. Por, pse duhet mjekuar hipertensioni?