Data 14 mars shënon “Ditën e Verës” kun ë të gjithë vendin kryesisht në Tiranë dhe Elbasan ka aktivitete nga më të ndryshmet. Por në Shkodër në kuadër të kësaj dite nuk ka pasur asnjë organizim. Ndërkohë qytetarët shprehen se kjo nuk është një ditë që është festuar ndonjëherë në Shkodër.

Por kësaj dite ata që I janë gëzuar më shumë janë fëmijët të cilët kanë shijuar kohën me diell duke dalur me prindërit e tyre.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.

 

Artikulli paraprakGJYKATA DËNON NËNËN ME FËMIJËN 8 DITËSH
Artikulli tjetërNIS PELEGRINAZHI 13-JAVOR NË KISHËN E SHNA NDOUT