40 vjet më parë 3 rebelë të burgosur në burgun famëkeq të Spaçit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Koprencka u pushkatuan për shkak të letrave që ata i dërguan Komitetit Qëndror të Partisë së Punës në qëndrimin e tyre për liri dhe kritikat e ashpra ndaj sistemit monist. Pas 40 viteve nga ajo ngjarje e dhimbshme “Të Paharruar” është aktiviteti që organizoi Instituti për Demokraci në bashkëpunim me ambasadën austriake në Shqipëri dhe partnerë të tjerë.

Në fjalën e tij ambasadori i Austrisë në vendin tonë Johan Sattler deklaroi se në 30 vite asnjë prej qeverive nuk mendoi për Spaçin për ta kthyer në një qendër kombëtare të memories.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në këtë aktivitet nuk mohoi idenë për ta ruajtur burgun e Spaçit nga i cili kanë mbetur vetëm disa mure por nga ana tjetër tha se nuk është dakord nuk duhet të jenë vende që të riprodhohen në detaje.

Drejtorja e Institutit për Demokraci Jonila Godole vuri theksin tek interesi që duhet të kenë të rinjtë ndërsa studiuesi Agron Tufa foli për shkatërrimin 30 vjeçar që i është bërë Spaçit.

Gjatë këtij aktiviteti Fatos Lubonja ishte i ftuar ndërsa solli një pjesë nga libri i tij Ridënimi ku përshkruan momentin kur ka parë në fotografi të pushkatuar tre shokët e tij Fadil Kokomanin, Vangjel Lezhon dhe Xhelal Koprenckën.

40 vjetori i pushkatimit të tre figurave në burgun e Spaçit u përkujtua edhe me muzikë nga violinçelisti i ardhur nga Austria Bertin Christelbauer dhe pianisti shqiptar që jeton në Austri Zamir Kabo.

Artikulli paraprakKARDINALI TROSHANI: JINI MODEST NDAJ JETËS
Artikulli tjetër“ FAST ALBANIA” EKIPI PËR KAPJEN E PERSONAVE NË KËRKIM