Amendimet e ligjeve tatimore me efekt nё tё ardhurat e buxhetit pёr vitin 2018 kanё nisur nё fillim tё 6-mujorit tё dytё 2017. Paketa e ndryshimeve ligjore i ёshtё nёnshtruar diskutimit dhe marrjes sё mendimeve nga Ministritё e linjёs, si dhe nga organizatat pёrfaqёsuese dhe grupet e interesuara tё biznesit, duke reflektuar kёrkesat dhe sugjerimet e tyre.
Paketa fiskale ёshtё miratuar nё mbledhjen e Kёshillit tё Ministrave nё tetor dhe ёshtё miratuar nga Kuvendi nё dhjetor 2018. Efektet e paketёs fiskale janё marrё nё konsideratё nё planifikimin e tё ardhurave tatimore tё buxhetit 2018, buxhet i cili u miratua pas miratimit tё ndryshimeve nё paketёn fiskale.
Sipas ministrisë së Financave, rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.
Në fakt, është arritur si rezultat ulja e sasisë së importuar të cigareve në masën 250 ton, krahasuar me vitin 2017, si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës. Kjo ka sjellë rënie në të ardhurat buxhetore, por është në përputhje me politikën e pakësimit të përdorimit të duhanit, që ka kosto të tjera shëndetësore edhe për shtetin.
Ndërkohë, si pasojë e uljes së pragut të TVSH-së është arritur një rritje e të ardhurave nga TVSH-ja, por jo në nivelin e parashikuar. Nga 1 miliardë lekë të planifikuara, rritja ishte 800 milionë lekë, me një mosrealizim në masën 200 milionë lekë.