Ibrahim Rugova nuk është spiunuar vetëm në vizitat e tij në Shqipëri por gjatë gjithë kohës. Kudo që ndodhej survejohej nga regjimi komunist shqiptar dhe ata që e spiunan janë miqtë e tij më të ngushtë. Këto detaje të reja për dosjen e Rugovës i bën të ditur Marçelo Hila, specialist pranë Autoritetit të Dosjeve tregon. Të njëjtin fat kishte edhe Jusuf Gërvalla, një tjetër figurë që punoi për çlirimin e Kosovës që po ashtu është spiunuar nga miqtë më të afërt të tij.

Ndërkohë Fatbardha Mulleti Saraçi, është një prej atyre grave që vuajti në kampin e Tepelenës gjatë komunizmit dhe thotë se ka persona që thonë se ai kamp nuk ka ekzistuar edhe pse aty humbën jetën fëmijë e gra shqiptare.

Këto deklarata u bënë gjatë promovimit të librit “Jetë N’mes Egërsinash” të autorit Filip Guraziu. Një libër që flet për një djalë shqiptar të Kosovës që u arratis nga komunizmi serb në vitin 1981 dhe erdhi në Shqipëri por edhe këtu u përball me një tmerr dhe u dënua në burgjet shqiptare moniste.

Artikulli paraprakBERISHA MERR NË MBROJTJE MALLTEZIN: NË BURG VETËM SE ËSHTË DHËNDRI IM
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA KRYESON RENDITJEN