Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA GROUP mbyll fushaten e kontrollit shendetesor falas te ndermarre prej disa ditesh ne qytetin e Shkodres.
Per disa dite me radhe “Sigal” ka bere te mundur ofrimin e nje sere ekzaminimesh falas per qytetaret, nderkohe qe sot i pranishem ishte edhe drejtori i pergjithshem Avni Ponari. Ai beri te ditur se nga ky sherbim kane perfituar rreth 300 qytetare ndersa qellimi kryesore eshte sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i popullatesh per te kryer kontrollet shendetesore ne kohen e duhur. Ndersa per doktorin Agron Panarite klinika levizese mjeksore e “SIGAL” duhet te meret shembull edhe nga institucionet shteterore Fushata e kontrollit shendetesor falas nga Klinika lëvizësee SIGAL kesaj here eshte shtrire ne disa fasoneri te qytetit te Shkoder ndersa ajo pritet qe te rikthehet edhe per te gjithe qytetaret e tjere. Nderkohe per vec promovimit te sigal UNIQA GROUP AUSTRIA kjo fushate qe eshte shtrire ne te gjitha trojet shqipefolese ka sherbyer edhe si nje ndergjejgesim per qytetaret por edhe drejtuesit e bizneseve qe sigurimi I tyre apo punojnjesve te tyre paraqitet mjat domosdoshem. Nen moton “Mendo shendeti vjen i pari” prej vitit 2007 kompania ofron per qytetaret edhe sigurimin shendetesor familjar, i perzgjedhur deri me tani nga 10 mije individe.