Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, nën idenë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, ndërtoi të parën dhe të vetme klinikë lëvizëse në Shqipëri dhe rajon, e cila edhe sot pas më shumë se 9 vjetësh gjendet në ato zona ku banorët kanë më shumë nevojë. Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, stacioni i rradhës i Klinikës Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” ishte fshati turistik i Tamarës.
Qindra banorë të zonës së Kelmendit përfituan për t’u konsultuar me mjekë specialistë dhe për të kryer ekzaminimet.
Ndërsa banorët e zonës u shprehën falenderues ndaj SIGAL UNIQA-s dhe drejtuesit të saj z. Avni Ponari.
Që prej vitit 2015 kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka qenë në çdo skaj të Shqipërisë, duke kryer me mijëra vizita dhe ekzaminime falas jo vetëm për klientët e saj të shumtë por edhe për qytetarë të ndryshëm. Vizitat e Klinikës Lëvizëse synojnë edhe njohjen e qytetarëve të Shqipërisë, në çdo skaj të saj, me produktet novatore që ofron kompania më e madhe e sigurimeve, edhe në sigurimet e Shëndetit siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Kartat “Standart”, “Silver” dhe “Gold” apo së fundmi edhe “Sigurimi anti Tumor”.