Rritja e çmimit për siguracionin e makinave do të hetohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Dyshohet se kompanitë e sigurimit kanë marrë në bllok vendimin për rritjen e çmimit.   AMF thotë se po ndjek situatën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit. “Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit”.   Burime nga ky institucion thonë se ka informacione se kompanitë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën, për të rritur në një datë çmimin dhe sipas ligjit, ky bashkëpunim ndalohet me ligj.Ndërkohë AMF informon të gjithë shoferët se çmimi i siguracionit është rritur me 20%. Minimalisht për të siguruar një makinë nën 1.6 kubikë, duhet të paguani 17 mijë e 800 lekë, ndërsa mbi 1.6 kubikë do paguhet minimumi 19 200 lekë. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare pranon se kompanitë kanë të drejtë të rritin çmimin, sipas dëshirës së tyre, për shkak të ligjit që është miratuar në vitin 2011.   Gjithsesi institucioni që mbikëqyr tregun e sigurimeve pranon se është fajtor për rritjen e çmimit, pasi pak muaj më parë vendosi që çmimi minimal për primin të jetë 140 euro.

Artikulli paraprakAKUZAT E BANORËVE NË MELGUSHË, REAGON SHËRBIMI ZJARRFIKËS
Artikulli tjetërVIKTIMAT E TËRMETIT, DITË ZIE NË ITALI