SITUATA MBETET E NJEJTË PREJ VITESH, JASHTË KUSHTEVE HIGJENO-SANITARE. Sezoni veror nxjerr cdo vit ne pah 1001 problemet qe shoqerojne qytetin e Shkodres.Çeshtje e pazgjidhur prej vitesh mbeten tregjet ambulante te cilat shtohen cdo vit e me teper si kerpudhat pas shiut duke shitur produkte ushqimore jashte cdo kushti higjeno-sanitar.
E tille eshte situata ne tregun e improvizuar te Zdrales, aty ku tregtaret kane shfrytezuar cdo kend per shitur fruta apo perime te cilat I perdorim cdo dite ne tryezat e shtepive tona. Situata shihet qarte, ne nje vend ku per shitjen e ushqimeve qe konsumojne familjet shkodrane duhet te mbizoteroje higjena dhe rregulli, vendin e ka zene pluhuri dhe smogu i automjeteve qe kalojne aty prane. Në kryqendren e veriut ka me dhjetëra tregje te tilla që shesin produkte, ne kushte te mjerueshme. Rrezik potencial është edhe tregtimi i bulmetrave dhe nënprodukteve të saj nën ndikimin e temperaturave të larta kthehen në rrezik për shëndetin e konsumatorëve ndaj duhet treguar shumë kujdes.