Siguria është elementi kryesorë i këtij Botërori dhe në një fushë të tillë Rusia e konsideron veten si një eksperte të saj.

Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2000 kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar rreth stadiumeve ku luhen ndeshjet.

Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar.

Megjithatë sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.

Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur me kallashnikov.

Operacionet ushtarake të Rusisë në Siri e kanë shndërruar këtë vend në një shënjestër për terroristët dhe kërcënimet virtuale nga Shteti Islamik nuk kanë munguar.

Ndoshta tingëllon diçka e frikshme, por autoritetet ruse nuk kanë asnjë shqetësim, ata kanë në gatishmëri edhe të gjitha artileritë e tyre ushtarake në mbështetje të sigurisë së vendit. Analisti i sigurisë ruse Pavëll Felgenhaur thekson edhe një herë se FSB-ja që janë këto forca speciale ruse, as që duan t’ja dinë për të drejtat e njeriut.

Ata mund të shoqërojnë dhe mund të reagojnë ndaj kujtdo që e konsiderojnë si një kërcënim potencial. Ata mund të arrestojnë mes tyre turmave edhe njerëz të pafajshëm, por teoria që kanë është më mirë 1 terrorist dhe 10 të pafajshëm në burg se një terrorist nëpër rrugë.

Artikulli paraprakDËME NGA HEC-I NË VALBONË, SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV SHKATËRROJNË EDHE URAT
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE,PEZULLOHEN 11 NXËNËS, U KAPËN ME CELULARË NË PROVIM