Përpara mbajtjes së ministerialit dyditor në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se, shefat e mbrojtjes do të marrin vendime për të trajtuar “mjedisin e ndryshuar të sigurisë”.

“NATO mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet që u japin fund vuajtjeve, arrijnë armëpushimin dhe nisin tranzicionin politik në Siri. Goditjet intensive ajrore të Rusisë, kryesisht kundër forcave të opozitës, po minojnë këto përpjekje, po drejtojnë me dhjetëra mijëra njerëz drejt kufirit me Turqinë, duke e bërë edhe më të keqe krizën e dëshpëruar humanitare. Rritja e aktivitetit ajror rus në Siri shkon dhe në shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s. Në tërësi, ndërtimet e konsiderueshme ushtarake ruse në Siri dhe Mesdheun lindor po zhvendosin ekuilibrin strategjik dhe po ngrenë tensione në rajon”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca ka rritur praninë ushtarake në rajon dhe parashikohet të marrë vendime për më shumë investime. “Në këtë kuadër merr rëndësi deklarata e SHBA-ve për të shtuar shpenzimet e mbrojtjes për sigurinë europiane”, u shpreh Stoltenberg. Ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë dhe për mundësinë e përfshirjes së NATO-s në mbështetje të vendeve të prekura nga vala e refugjatëve. Stoltenberg tregoi se, ishte vënë në dijeni për bisedimet e Ankarasë, pas vizitës së Kancelares gjermane Merkel.

Artikulli paraprakSANDERS DHE TRUMP, FITUES PARA ZGJEDHJET NË NEW HAMPSHIRE
Artikulli tjetërREFORMA NE SHENDETSI NE M.MADHE , MBYLLET MATERNITETI