Shtatë deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për sigurinë në burgje.
Kërkesa është firmosur nga deputeti Lefter Maliqi, njëherësh ish-numri dy i burgjeve dhe vjen pak ditë pas shkarkimeve që Gjonaj firmosi për vartësit e saj që lejuan Dritan Dajtin të shkoj tek okulisti privat në Bllok.
Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për “Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj”.
Deputetët firmtarë kërkojnë llogari nga ministrja Gjonaj edhe për lirimet dhe propozimet e bëra në radhët e vartësve të saj në burgje.
Firmëtarë janë shtatë deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi.