Policia kufitare ka bllokuar 11 mjete mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Konkretisht janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.

Artikulli paraprakBERISHA: TË NGRIHEMI PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërRINDËRTIMI I UKRAINËS, KËSHILLI I EUROPËS CAKTON BASHËN RAPORTER PËR KONFISKIMIN E ASETEVE RUSE