Siguria në plazhe, shoqata e hoteli-turizimit: të vendosen roje bregdetare

 

Ultimatumi i dhënë nga bashkia e Durrësit për operatorët tusitikë për të pajisur hapësira bregdetare në vendet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, me infrastrukturë dhe standarde sigurie, ka sjell edhe reagimin e shoqatës së hotelirë Turizimit. Kreu i kësaj shoqate Eduart Xhepa kërkoi ngritjen e kullave të vrojtimit dhe të pajisen me roje bregdetare, në të kundërt rrezikohet licenca. Xhepa: Gjithë duhet të marrin masa me ndërtimin e kullave dhe aty të jenë persona profesionistë, të cilët të jenë të licencuar për këtë punë. Edhe personat që punojnë për shërbimet në plazh, duhet të jenë të instruktuar për të ruajtur edhe gjithë personat që janë prioritar për rrezikshmërinë si të moshuarit apo fëmijët. Ditën e hënë është afati i fundit i përcaktuar nga bashkia e Durrësit për ngritjen e infrastrukturës së përgjithshme sa i përket sigurisë në plazhe. Plazhet që deri në 1 gusht nuk kanë ngritur kullat e vrojtimit dhe nuk janë pajisur me roje bregdetare do t’u hiqet liçenca.

Artikulli paraprakTRI VATRA ZJARRI NË PARKUN “RINIA”. POLICIA: I QËLLIMSHËM
Artikulli tjetërPUNESON SHQIPTARIN TE VRASE GRUAN ,BURG PER ZVICERIANIN