Siguria në plazhe ka vënë në lëvizje autoritetet përgjegjesë në Lezhë.Pas paralajmerimeve të bërë gjatë javes që lam pas, task-forca e turizmit në Bashkinë Lezhë i rikthye në terren sëbashku me Agjensinë Rajonalë të Bregdetit.Monitorimi nisi nga bregdeti i Tales, ku gjatë ditës së hënë u gjobiten dy subjekte që shfrytëzojnë plazhin, pasi mungonin vrojtuesit dhe kushtet e sigurisë të përcaktuara me ligj.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj thotë se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit, ndërsa në të njejten linjë ishte dhe Drejtori i Policisë Bashkiake Leonard Palaj.

Në bregdetin e Lezhës janë rreth 110 stacione plazhi të cilët shfrytëzohen nga privati, ku pavarësisht permiresimit të situatetes sërish nuk mungojnë problematikat përsa i përket sigurisë.

Artikulli paraprakKOSOVARJA RREZIKON TË MBYTET NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ARBITRAT NGA LUKSEMBURGU