Siguria në punë,Dritan Ylli në Bergamo për krijim kushtesh për punonjësit
Kreu Inspektoriatit të punës Dritan Ylli po merr pjesë në panairin e sigurisë në punë në Bari, ku ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të Federatës italiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, Bellagamba. Gjatë këtij takimi, Ylli ka diskutuar për projekte në fushën e sigurisë në punë dhe zbatimin e projekteve që synojnë aktivitete të përbashkëta për krijimin e një mjedisi pune më të denjë për punonjësit. Po ashtu, Ylli ka diskutuar edhe për rritjen e sigurisë në punë me autoritete të fushës dhe investitorë të rajonit të Puljas. Dritan Ylli në këtë aktivitet ishte i ftuar nga kompania Eliapos, organizatore e Panairit në Fiera del Levante.