Shpërndarja e lëndëve narkotike dhe mungesa e sigurisë ushqimore për nxënësit janë dy problematika shqetësuese në shkollat e Qarkut të Lezhës.Kështu u shpreh prefekti Gjergj Prendi, gjatë një takimi me drejtuesit e institucioneve lokale në kuader të paketës së sigurisë në shkolla, prezantuar nga Qeveria Shqiptare.Prefekti Prendi paralajmeroi ndëshkime, për institucionet që nuk do zbatojnë ligjin për ndryshimin e kësaj situate.
Drejtuesit e policisë dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar garantuan angazhim maksimal për zbatimin e paketes së sigurisë në shkolla.
Në ditet në vijim pritet të ndërmarret një aksion për largimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar brenda institucioneve arsimore në Qarkun e Lezhës.