Gjatë stinës së verës Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun. Kryesisht këto kontrolle janë zhvilluar në pikat turistike për garantimin e sigurisë ushqimore. Gjergj Sokoli drejtor i AKU-së Shkodër thekson se gjatë kontrolleve janë konstatur disa subjekte të cilat nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë ushqimore të cilat janë paralajmëruar dhe nëse nuk i plotësojnë do të gjobiten.
Një problem tjetër me të cilin hasen më së shumti në këtë periudhë konsumatorët është shitja e produkteve ushqimore të cilave i ka kaluar afati i skadencës. AKU gjithashtu do të marrë masa edhe ndaj këtyre subjekteve.
Nga inspektimet e muajit qershor janë vendosur 26 paralajmërime dhe një gjobë për subjekte të ndryshme. Ndëshkimet do të vijojnë në rast se subjektet vijojnë të shkelin masat e sigurisë ushqimore.