Kuzhinat e subjekteve që operojnë në zonat turistike të Lezhës, po kalojnë në sitë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.Task-forca e ngritur për sigurinë ushqimore po ushtron kontrolle të vazhdueshme, ku nuk kanë munguar masat ndëshkimore e deri në bllokim të subjekteve të cilat janë gjetur me shkelje.Diçka e tillë u bë e ditur nga Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë Besmir Frroku, gjatë takimit të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit të organizuar nga prefekti.

Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 600 subjekte të cilat operojnë në sektorin e turizmit gjatë stinës së veres, ndaj dhe vemendja për të garantuar siguri ushqimore për pushuesit do të jetë maksimale.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU INSPEKTON POLIKLINIKËN
Artikulli tjetërSHPALLEN FONDET PËR SHOQATAT SPORTIVE