Kryeministri Edi Rama ka nisur tryezën me grupet e interesit për të reflektuar ndryshimet në Kodin Penal lidhur me sigurinë ushqimore.
I pranishëm në takim është edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi
“Dua ta filloj nga e kundërta që do të thotë se sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq.
Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar.
Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme. Është shumë e lehtë të sensibilizohesh dhe të bësh shpërndarje në rrjetet sociale kur shikon se policia bashkiake heq produktet që shiten në rrugë por nuk duhet të jetë kaq e vështirë për të kuptuar se kjo bëhet për të larguar produktet nga hapsirat që nuk i përmbushin standardet’, u shpreh Rama.
Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg. PS propozon që në çdo rast kjo vepër të dënohet me burg, ndërsa kur nga këto veprime janë prekur fëmijë ose gra shtatzëna, të dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet.