Ne sallen e konferencave te hotol coloseo, unioni I gazetareve shqiptare I pranishem sot ne shkoder organizoje nje tryeze rajonale ku ne focus te saj ishin problematikat nder vite te gazetarve ne gjithe trojet shqiptare.
Pas shfaqes se nje dokumentari qe tregonte historikun e krijimit te Dites se Miqesise se Gazetareve, ne fjalen e tij presidenti I Unionit te Gazetareve Shqiptare Aleksander Cipa vuri theksin kryesore tek informalitet per derdhjen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore nder vite te gazetareve. Nderkohe Cipa teksa theksoj hapat qe jane bere per zgjidhjen e kesaj problematike ai vuri ne dukje edhe mungesen e nje sindikate ne mbrojtje te te drejtave te gazetarit. Dita e miqesise se gazetareve, eshte iniciuar dhe organizohet nga “Unioni i Gazetareve Shqiptare, Dega Elbasan nderkohe ne edicionin e ketij viti jane planifikuar nje sere aktivitetesh per dy dite me radhe fillimisht ne qytetin e shkodres me pas per tu zhvendosur edhe në qytetit e Ulqinit në Malin e Zi.