Si asnjë herë më parë këtë vit sigurimi i ngrohjes është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët e Shkodrës. Shtrenjtimi i lëndës drusore por dhe i energjisë elektrike i ka vendosur qytetarët në një sfidë. Të pyetur nga Star Plus pjesa më e madhe shprehen se këtë vit do të përdorin batanije si alternativa më pak e kushtueshme.
Më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar ngrohjen.