Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u paraqit këtë të martë në SPAK dhe dëshmoi për rreth 1 orë. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes. Bino nuk ka pranuar të prononcohet për mediat.

Mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime. Në pranga për abuzimet me një tender, ka rënë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Luara Shteto.

Megjithatë, nuk dihet nëse Bino është thirrur për këtë arsye.

Artikulli paraprakITALIA GODITET SËRISH NGA MOTI I KEQ,PËRMBYTJET RIKTHEHEN NË DISA ZONA, BANORËT PARALAJMËROHEN TË QËNDROJNË NË SHTËPI
Artikulli tjetërKONTROLLE NGA TOKA DHE AJRI, ASGJËSOHEN 694 BIMË KANABISI NË ZONA TË THELLA MALORE NË LEZHË E KURBIN