Kisha katolike ka gati edhe logon për 38 martirët në Shqipëri.
Padër Gazmend Tinaj ka shpjeguar simbolin e kësaj logoje të dizenjuar enkas për 38 martirët. Rrethi tha padër Tinaj është simboli i qiellit, botës shpirtërore që paraqet amshimin ndërsa një simbolikë kanë edhe ngjyrat. Padër Tinaj tregoi edhe për simbolikën e kryqit dhe palmës në logon për 38 martirët. Në të gjithë këtë gjithëpërfshirje domethënjesh, simbolesh të ndryshme ndërlidhet mirë edhe jeta e secilit nga Martirët, që nuk e deshën jetën e vet aq sa ta dronin vdekjen. Ata i dhanë dëshmi Hyjit të vërtetë duke marrë pjesë në mundimet e Kryqit, Djep i jetës. Edhe semantika e perdorimit të fjalës Lumnim ka shtyrë kishën që të bëjë këtë zgjedhje fonetike.