Protestuesit rrezojne instalacionin gjigand te vendosur para kryeministrise: Nje bust prej kartoni me fytyren e Edi Rames u rrezua ne fillim te protestes.
Duke hedhur paralele me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Busti ishte vendosur ne një kuti e madhe prej kartoni me mbishkrimin Rilindje që simbolizon kutinë e votimit për zgjedhjet është vendosur para Kryeministrisë në formë simbolike nga protestuesit.
Në të do të hidhen fletë votimi që mbajnë numra 339 dhe 184, dosjet e nxehta të shitblerjes së votave në Durrës dhe Dibër.
Nuk mungojnë edhe pankarta me pjesë nga përgjimet e publikuara në “Bild”.Sakaq me dhjetëra protestues u panë të veshur me bluza ku shkruhej: Rama ik!
Mbi kutinë e votimit ata protestuesit kanë vendosur “shtatoren” e kryeministrit Rama.