“Shtatori i regresit”. Kështu e quan aleanca sindikale e arsimit në Shkodër fillimin e këtij viti shkollor për shkak të disa shkeljeve ligjore.
Sindikalistët i kërkojnë KLSH-shë të hetojnë drejtorinë rajonale të Shkodrës sepse nuk ka zbatuar urdhërin për pjesëmarrjen e sindikatës në lëvizjet paralele. Nëse DAR Shkodër dhe ministria e arsimit nuk tërhiqen nga këto nisma anti-ligjore atëherë sindikata do të shkojë deri në grevë urie në mbrojtje të mësuesve. Në fund Peraj uroi mësuesit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor me 13 shtator.