DIBRA: ZËVENDËSIMI I DREJTORËVE TË SHKOLLAVE PROBLEM.Nisja e sezonit të ri shkollor dhe arsimi në përgjithësi kanë qenë temat e radhës të diskutuara në ristrukturimin që po bën Konfederata Sindikale Shqiptare.
Shyqyri Dibra, kryetar I sindikatës për arsimin thotë se në fokus janë dhënia fund e kontratave kolektive.Një problem i ndjeshëm është edhe zëvendësimi që i është bërë një numri të madh të drejtorëve në Shkollat e Qarkut Shkodër të cilin Dibra e quan të domosdoshëm.Një nga problemet që u shfaq gjatë takimit ishte edhe pamundësia ekonomike e familjeve të varfëra për të arsimuar fëmijët e tyre, gjë për të cilën do të merren masa dhe do ti kërkohet qeverisë që të mundësoje arsimim për të gjithë.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OxDoNRbrVQs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]