Sektori i bujqesise ne qarkun e Shkodres po perballet me 1001 probleme.
Shqetesimi ngrihet nga Kryetari i Sindikates se Bujqesise Dashamir Cacaj. Sipas tij kete vit jane pergjysmuar prodhimet bujqesore por edhe fuqia blerese ka rene ndjeshem, cka do te thote se e gjitha kjo ndikon tek te ardhurat e fermereve. Po gjithashtu kryetari Cacaj mjaft kritika ka edhe per menaxhimin e situates lidhur me semundjen e gjedhit ne qarkun e Shkodres. Nga ana tjeter jo me pak problematike per sindikaten e bujqesise paraqiten edhe kushtet ne te cilat ndodhen tregjet ne Shkoder, gje per te cilen kryetari Cacaj kerkon nderhyrje te menjehershme nga institucionet pergjegjese per permiresimin e situates.