Sindikata e arsimit në Shqipëri ka nënshkruar kontratën e re me Ministrinë e Arsimit e cila është e vlefshme deri në vitin 2027. Kryetari i sindikataës së Pavarur të Arsimit në Shkodër Arian Peraj tregon se për herë të parë janë arritur të plotësohen disa pika të rëndësishme në favor të mësuesve shqiptar.
Peraj sqaron se të mbrojtur nga Sindikata e Arsimit janë vetëm ata mësues që kanë firmosur të jenë pjesë e kësaj sindikate ndërsa pjesa tjetër duhet të gjejnë vetë zgjidhje për problemet që kanë.
Kreu i sindikatës tregon edhe disa pika të tjera të rëndësishme që janë arritur me Ministrinë e Arsimit. Drejtoria rajonale e arsimit dhe ZVA nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje brenda shkollave pa marrë miratimin e sindikatës.
Sindikata e arsimit në total ka në përbërjen e saj rreth 24 mijë mësues nga 32 mijë që janë në total. Në Shkodër nga 1200 mësues, aktualisht janë rreth 700 prej pjesë e sindikatës së arsimit ndërsa 500 të tjerë kanë preferuar që të mos firmosin.