Sindikata e arsimit hedh akuza për mungesën e teksteve shkollore tek distributorët por edhe në shkollat e qytetit. Arjan Peraj që drejton sindikatën e arsimit thotë se alterteksti është një projekt i dështuar i qeverisë. Peraj po ashtu deklaron se qeveria po tenton që të heqë pagesën e transportit për mësuesit, një vendim që sipas sindikatës së arsimit nëse merret është absurd.
Një tjetër shqetësim që mund të bëhet edhe pikënisje për protesta masive është edhe mosnënshkrimi i Ministrisë së Arsimit të kontratës kolektive me sindikatat. Sipas sindikalistëve në rast se qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk marrin masa për këto shqetësime, siç janë tekstet shkollore, pagesa e transportit edhe edhe kontrata kolektive atë herë reagimet do të kthehen në protesta.