Situata e krijuar nga vendimi I ri i këshillit bashkiak për strukturimin e teatrit “Migjeni” dhe institucioneve të tjera kulturore në Shkodër ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin public.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Sindikata e Artistëve te Shqiperise ka zhvilluar një takim me drejtorin e teatrit “Migjeni”, Arjan Çuliqi, për sqarimin e situatës. Julian Kazazi, sekretar i përgjithshëm I kësaj sindikate deklaroi se nuk bëhet fjalë për shkarkim nga puna të punonjësve dhe mungesë të autonomisë së institucionit të teatrit “Migjeni”.
Ndërkohë, Kazazi deklaroi se do të shqyrtohen edhe listat fictive të personave të punësuar në këtë institucion.