Sindikata e pedagogëve përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.

Mësohet se nesër është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare.

Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

REPUBLIKA E SHQIPERISE SINDIKATA E PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHQIPERISE (SPUSH)
DEKLARATA

Te dashur kolege te IAL-ve publike
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.

Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.

Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.
Misioni yne akademik vazhdon!

Artikulli paraprakRËNIA E SISTEMIT TIMS/ POLICIA: NUK KA NDODHUR SULM KIBERNETIK, ISHIN PROCESE MIRËMBAJTJEJE
Artikulli tjetërRAMA PËR KRIZËN ENERGJETIKE: MOS DËGJONI HIENAT E TË DJATHTËS RUBLE! PEZULLUAM FASHËN MBI 800 KW, PO PRESIM…