Sindikata e shëndetesisë në spitalin e Shkodrës dhe një grup punonjësish protestuan ditën e sotme pasi ende nuk ka dalë paga e muajit dhjetor duke qenë kështu me afro 18 ditë vonesë. Kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri deklaroi se spitali i Shkodrës i ka kryer procedurat e pagave por kjo vonesë vjen nga neglizhenca e Ministrise se Shëndetësisë. Kaceri tha se janë mbi 700 punonjës të spitalit që shumë prej tyre janë me probleme ekonomik dhe duhet të shlyejnë kreditë në bankat e nivelit të dytë.

Një pjesë e tyre do të duhet t’i paguajnë kreditë me kamat vonesa për shkak se ministria nuk ka akorduar ende pagat. Kaceri tha gjithashtu se një pjesë e punonjësve të spitalit rrezikojnë të braktisin punën derisa të jepen pagat e dhjetorit të vitit të kaluar. Kjo situatë është e përsëritur tha Kaceri ndaj kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë sepse sipas tij nuk ka ende një datë se kur mund të merren pagat.

Artikulli paraprak“KËRCËNIMET E SIGURISË DUHET TË NDALEN”, KURTI THUMBON VUÇIÇIN NGA SHKUPI: LIRIA E MALLRAVE SHFRYTËZOHET PËR TË TRANSPORTIM ARMËSH DHE…
Artikulli tjetër‘TEMPULLI 2’ U GODITËN 7 GRUPE KRIMINALE, BALLA: NUK KEMI PASUR ASNJË RRJEDHJE TË INFORMACIONIT