Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme për protestën e pedagogëve ndërsa kundërshtoi rritjen e pagës për ta.
Sipas tij sindikata e tyre drejtohet nga antëar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve.
Ai shtoi se mesazhi i tij për pedagogëet ishte i thjeshtë, “nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit”, ndërsa shtoi se ata kanë autonomi dhe pagën mund ta nxjerrin vetë me projekte.
“Ata pedgaogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shuymë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.