Mbi 100 biznese të vogla në Shkodër kanë shpallur falimentin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Tashmë përveç goditjes që dha pandemia, biznesi I vogël po ndikohet edhe nga kriza ekonomike që ka prekur vendin. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura deklaron se që prej fillimit të pandemisë janë mbyllur mesatarisht 700 biznese.

Kryesindikalisti Tuka shton se falimenti I bizneseve vjen si shkak I mungesës së politikave dhe subvencioneve dhe jo nga lufta në Ukrainë.

Rritja e çmimeve për produktet e shportës por edhe për shërbimet dhe si pasojë rënia e fuqisë blerëse ka vënë bizneset e vogla përballë një tjetër vështirësie brenda 2 vitesh.

 

Artikulli paraprakDY DENONCIMET NË KQZ PËR MAJLINDA ANGONIN, CELIBASHI: NË NJËRIN RAST U KONSTATUA SHKELJE E LIGJIT
Artikulli tjetërAVOKATËT VIJOJNË BOJKOTIN, KUNDËR HARTËS GJYQËSORE