Sindikata e pedagogëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” reagoi përmes kryetarit të saj Peter Saraçi lidhur me rastin e rektores së këtij universiteti Suzana Golemi e cila pak ditë më parë u shfaq në një video në emision investigativ duke marrë një zarf ku mendohet se ishin 150 euro për t’i dhënë notë kaluese një studenti. Saraçi kërkon nga senati i universitetit pezullimin e rektores Golemi si dhe marrjen e masave të tjera pasi ky rast është i përsëritur në Shkodër.

Kjo ngjarje me rektoren Golemi ka dëmtuar imazhin e universitetit shprehet Saraçi ndërsa mund të ndikojë në uljen e numrit të studentëve për sezonin e ardhshëm akademik.

Pas videos së transmetuar të rektores Golemi, Ministrja e Arsimit Evis Kushi e pezulloi nga detyra duke emëruar Rajmonda Kçirën e cila deri më tani mbante postin e zëvendës rektores. Ndërkohë Suzana Golemi vijon që të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës e dyshuar për veprën penale të korrupsionit.

Artikulli paraprakTENSIONET KOSOVË-SERBI, RAMA ME BORRELL: DUHET SHTENSIONIM I SITUATËS DHE ZGJEDHJE URGJENTE NË VERI
Artikulli tjetërDIPLOMIMI, “28 NËNTORI” 4 MEDALJE TË ARTA