Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev. Këtë e ka komunikuar kryeministrit i Ukrainës, Denys Shmygal.
“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt”, tha Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë këtë të martë. Ai u shpreh se kjo cilësohet si një ngjarje “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, theksoi Shmygal.