Shkencëtarët kanë zbuluar valët gravitacionale, një zbulim historik i quajtur si “një nga zbulimet më të mëdha shkencore të shekullit”.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë zbuluar sinjalin e parë të valëve gravitacionale shkaktuar nga përplasja e dy vrimave të zeza masive. Një gjë e tillë ishte parashikuar për herë të parë në vitin 1915 nga Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm e Albert Einstein. Këto valë gravitacionale, të krijuara 1.3 bilion vite dritë larg nga Toka, ndihmojnë në konfirmimin se universi ynë u krijua nga Big Bang. “Zonja dhe zotërinj, ne kemi zbuluar valët gravitacionale. Ia arritëm me sukses”, tha fizikanti i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, David Reitze.