SIPAS DREJTUESVE TË BASHKISË SOT DO TË NDRYSHOHEN TABELAT DHE SENSI I RRUGËS. Bashkia e Shkodres, duket se do ti jape fund kaosit te krijuar ne qarkullimin ne rrugen e Gjuhadolit.

Te pakten keshtu jane shprehur drejtues te Bashkise se Shkodres te cilet te kontaktuar nga Star Plus TV, jane shprehur se gjate kesaj te enjteje, punonjes te bashkise, nisur edhe nga ankesat e shumta te qytetareve dhe drejtuesve te automjeteve te transmetuara ne Star Plus, do te beje te mundur ndryshimin e sinjalistikes, dhe sensin e rruges ne rrugen muzeale te Gjuhadolit. Nje situate kaotike e cila pritet te zgjidhet, sa me pare nga drejtues te bashkise se Shkodres, te cilet duket sikur jane bindur se ndryshimi I sinjalistikes bere muaj me pare ishte I gabuar duke krijuar nje problematike te madhe per banore te zones, biznesin, institucionet fetare por edhe drejtuesit e automjeteve te cilet nuk jane te pakte ne zone. Megjithate edhe sot kur flasim, kaosi vijon te jete I tille, ne pritje te nje nderhyrjeje qe do ti jepte me teper hapesire kesaj zone, e cila pervec se nje nga zonat me te vjetra te qytetit te Shkodres, gjate ketyre muajve eshte kthyer ne nje nga segmentet me kaotike te Shkodres, problem qe prêt zgjidhje. Megjithate Star Plus, do te jete serish ne vezhgim te kesaj situate, per te zgjidhur nje problem serioz per banoret, drejtuesit e automjeteve, institucionet fetare dhe biznesin.

Artikulli paraprakSHKODRA NË PRITJE TË KANDIDATIT TË PD-së
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR: KETI BAZHDARI NUK KA INFORMACIONIN E DUHUR