Sinoptikanët thonë se java e ardhshme do të jetë e dominuar nga reshjet e shiut.
Ato pritet të shoqërojnë të gjithë javën duke nisur nga dita e hënë. Ato do të jenë të vazhdueshme, por do të shoqërohen edhe me ndërprerje të herëpashershme. Bashkë me reshjet do të ketë edhe një ulje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të zbresin me 3 gradë dhe termometri do të shënoojë 16-17 gradë në zonat e ulëta dhe akoma më pak në ato malore. Më e theksuar do të jetë ulja e temperaturave minimale që do të zbresin në 5-6 gradë. Dita më e ftohtë e javës pritet të jetë e enjtja ku në zonat malorë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të reshjeve të borës.
/ Star Plus TV /