Shkodra dhe zona të tjera kryesisht të veriut do të kenë reshje të dendura shiu në 24 orët e fundit si dhe reshje bore e stuhi. Një gjë të tillë e bëri të ditur sinoptikania Lajda Pora duke folur për situatën meteorologjike në 24 orët e ardhshme.
Ndërkohë Shkodra mund të rrezikohet sërish nga përmbytjet ndërsa problem do të jetë edhe era e fortë që do të arrijnë shpejtësinë nga 80-100 km orë.
Deri në fund të javës pritet që të ketë temperature të ulëta, reshje shiu dhe bore, ngrica dhe stuhi. Pas të dielës sinoptikanët parashikojnë rikthimin e rrezeve të diellit por deri atëherë kërkohet që institucionet të marrin masat për çdo situatë të mundshme nga përkeqësimi i motit.