U PREMTUA PËR NDËRHYRJE PRIVATE DHE NGA BASHKIA, NUK RESPEKTOHEN AFATET.

Pushtimi i hapesires ajrore nga kabllot elektrik apo te tjere tashme eshte nje problematike e njohur nga te gjithe ne. Paralajmerimit te Bashkise Shkoder i bere qe me date 19 shkurt te ketij viti subjektet private iu pergjigjen me mosveprim ndersa vete Bashkia megjithese ka kaluar afati brenda te cilit do ndermerreshin veprime per sistemimin e ketyre kabllove qartazi duket se nuk ka bere asnje nderhyrje. Kjo situate tejet anormale po kercenon frikshem çdo dite shendetin dhe jeten e mijera banoreve e sidomos te atyre qe bejne nderhyrje ne menyre private per lidhje interneti, telefoni apo edhe elektriciteti. Gershetimi i te gjithe ketyre kabllove ka shkaktuar kete kaos ne rrugicat,rruget apo sheshet e qytetit te Shkodres. Ky fenomen tashme i njohur nga te gjithe banoret dhe i bere publik nga vete Bashkia Shkoder nuk po gjen nje zgjidhje perfundimtare duke u perkeqesuar keshtu perhere e me teper

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/5DQ9-Af-WIk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHIFRAT E PUNËSIMIT, NJË MASHTRIM
Artikulli tjetërGJYKATA LIRON KRYEPLAKUN